Tritan Shehu: Shqiperia, jashte “hartes” europiane te transplanteve!

E mërkurë, 07 August 2024 11:26

Nga Tritan Shehu:


Shqiperia, jashte “hartes” europiane te transplanteve!
Ne fund te renditjes europiane per transplantet e organeve, celulave e indeve.
Ne fakt jashte asaj liste, me nivelin pothuajse “zero” te tyre.
Pervecse disa rasteve sporadike te transplantit me donator familjar te veshkes, asgje tjeter.
Asnje trasplant i heparit, pankreasit, zemres, pulmoneve…as te “palces” ne hematologji….asgje, bosh!
Kjo jo per pergjegjesi te mjekeve tane, ne kemi te tille te afte.
Por sepse asnje infrastrukture nuk eshte krijuar ne sistem, asnje mbeshtetje teknike, asnje financim ad hock per kete procedure mjekesore tashme rutine ne bote.
Asgje per transplantet nga kadavrat…perseri asgje!
Transplantet jane te domosdoshme jo vetem per shendetin e jeten e te semureve, por dhe si nje tregues e ngrites i nivelit te sherbimit shendetesor ne pergjithesi.
Ato duhet te jene nje “rutine” ne mjekesine tone…si kudo!
Edhe Bosnja realizoi pak dite me pare transplantin e zemres…
Ndersa ketu….zero.
Edhe qendres se projektuar 15 vite me pare ne nje nga godinat e reja te QSUT, per transplantin e “palces”, shpetimtare kjo metode vecanerisht ne leukozat, hemoglobinopatite e renda etj, ne fund ju ndryshua destinacioni…asgje!
Pra asgje, nje boshlek tragjik ky ne sherbimin tone shendetesor.
Tragjik se ata shume te semure, qe kane nevoje ose shkojne e trajtohen jashte duke paguar nga xhepi shuma te medha ose…vdesin ketu!
Pra dhe ne kete aspekt kemi transformimin e “motos” genjeshtare rilindase “mjekesi falas” ne:
Realitetin e hidhur te shendetesise sone “O paguaj o vdis”

Login to post comments