Kryebashkiaku i vërtetë i Himarës, i jep udhëzime Vangjel Tavos

E mërkurë, 07 August 2024 13:23
 

Që Edi Rama do të jetë kryetari defakto i bashkisë së Himarës, kjo nuk do shumë mend të kuptohet, edhe nga fakti se pse donte që ta merrte me çdo kusht këtë bashki, duke arrestuar edhe kryebashkiakun që fitoi në zgjedhjet e 14 majit, 2023.

Pas zgjedhjeve të pjesshme të manipuluara të 4 gushtit, Rama është shfaqur në Himarë ku ka takuar të emëruarin e tij në këtë bashki, Vangjel Tavo.

Rama ka konsumuar një kafe me Tavon dhe i ka dhënë këtij të fundit udhëzimet se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë duhet të ndjekë.

Fiks siç e tha edhe Nard Ndoka në një postim të tij dje: Vangjel, mos bëj thirrje për n/kryetar, se Kryetar do jetë Rama, në Himarë!

Ndërkaq Rama, në tekstin që ka shoqëruar foton shkrua: ‘Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030! Shqipëria 2030.’  

Login to post comments