Hakmarrja ndaj aktivistes dhe Avokates Adriana Kalaja, Veliaj i rrethon banesën

E mërkurë, 07 August 2024 20:25
 
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar hakmarrjen ndaj aktivistes dhe Avokates Adriana Kalaja duke i rrethuar pallatin ku banon me policët e tij bashkiak. 
 

Pas kallëzimit dhe gjobës për protestat para Bashkisë Tiranë, kundër aferës së inceneratorit dhe dosjes '5D' që zhvillon aktivistja sëbashku me qytetarët e kryeqytetit, Veliaj i ka dërguar policët e tij, pasi pretendon se ka ndërtuar pa leje.

Ndërkohë që avokatja Kalaja thekson se bëhet fjalë për një tende dielli e vendosur konform ligjeve. 

Tenda e diellit nuk është shtesë kati apo ndryshim strukturor i pallatit.

Vetëm në rast se do ketë pallati ndonjë kod të përdorimit të materialeve dhe ngjyrave në fuqi, përndryshe policët bashkiak janë në abuzim me detyrën nga urrejtja politike e urdhëruar nga Erion Veliaj pa bazë ligjore.

Ligji e thotë shprehimisht, se nuk ka nevojë për leje për tendë dielli. (Shkarko dokumentin)

Image

Login to post comments