Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj dhe hetimin nga SPAK të vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës nga kompania 5D por jo vetëm.
Ndërkohë, thuajse në të gjitha protestat ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë në drejtim të bashkisë.