Rama përvetësoi 22.4 ha në Vuno, Berisha: Trego hartën kadastrale të pronave

Premte, 09 August 2024 21:12
 

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka sfiduar  kryeministrin Edi Rama, të publikoi hartën kadastrale të 22.4 hektarëve tokë, që ka përvetësuar në Vuno. Në një deklaratë për  mediat, lideri I opozitës, I shtroi  të tjera pyetje, kryeministrit, lidhur me  dokumentat  kadastrale, të pronave që kryeministri pretendon se I ka të trashëguara, ndërsa e cilësoi  heshtjen e Ramës,  si  miratim për akuzat se ai grabiti 30 mln euro prona në bregdet. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar disa pyetje të tjera publike,  Kryeministrit Edi Rama, lidhur me pervetësimin qe i ka bërë  22.4 hektareve tokë, në Vuno.

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozites u shpreh se heshtja e Ramës, për pyetjet publike të bëra disa ditë më parë, vërteton se Kryeministri grabiti 224 mijë metra katrorë në Vuno pa pasur asnjë dokument pronësie.

Duke i drejtuar disa pyetje të tjera publike shefit të qevrise, Berisha e sfidoi Edi Ramën të publikojë hartën kadastrale të pronave që ai pretendon se ka trashëguar.

Kreu demokrat e cilësoi përvetësimin e pronave me vlerë rreth 30 milionë euro, në Vuno, si vjedhjen shtetërore më të madhe në historinë e vendit, për qëllime personale..

Login to post comments