Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë apel partnerëve ndërkombëtarë që të mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtësinë e kapur prej tij.
‘Në qoftë se nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Ramën’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Qytetarët shqiptarë janë qytetarët e vetëm në Europë, të cilët janë me drejtësi të munguar.
Shteti ligjor në Vietnamin e diktaturës komuniste është 4 kate mbi shtetin ligjor të mobokracisë së Shqipërisë, anëtare e NATO-s, kandidate e BE, turpi, faqja e zezë e Europës dhe e botës.
Qytetarët shqiptarë janë të vetmit që për një vendim drejtësie, duhet të presin 14.6 vite dhe si shpërblim marrin mesazhe se ne mbështesim drejtësinë e re. Se ne kemi besim te drejtësia e re.
Zotërinj, të nderuar partnerë, mos u tallni më me shqiptarët. Për çfarë drejtësie bëni fjalë ju?
Për drejtësinë që për të marrë vendimin në gjykata, duhet të presë 14 vite shqiptari?
Po të paktën këtë mos e bëni.
Për cilën bëni fjalë ju? Kur kryeministri, i ka vënë drynin Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës janë norma kushtetuese në doktrinën e të drejtës.
Zotërinj, në qoftë se nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Edi Ramën.
Të mbështesni Edi Ramën se shqiptarët po qeshin dhe bota do qeshë me ju.