Partia Demokratike kërkon nga KQZ shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi kandidati i mazhorancës Vangjel Tavo me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.
Në ankimin e PD-së kërkohet pavlefshmëria në të 36 Qendrat e Votimit, me arsyetimin se Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit.
“Pavlefshmëria e zgjedhjeve te zhvilluara ne te gjitha Qendrat e Votimit (gjithsej 36 QV-të) e zonës zgjedhore Bashkia Himare”, citohet në ankimin e PD-së.
Sipas PD-së “zgjedhjet në Himarë u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar ndërkohë që akuzon mazhorancën për pengim të votuesve, siç ishte rasti i kartave të identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe pa lënë mënjanë intimidimin ndaj votuesve e bizneseve të zonës”.
"Ditën e zgjedhjeve u bë publike një problematikë e ditur edhe nga vetë KQZ që më shumë se 6 mijë zgjedhës, nuk dispononin një dokument identifikimi të vlefshëm se u kishte kaluar afati i përdorimit, ndryshe nga një vit më parë", thuhet ndër të tjera në ankimin e PD, e cila analizon faktet dhe argumentat ku mbështetetet ankimimi.
Kërkesa e plotë e PD për KQZ ku kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë: