Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një video ku shihet se si ushtarët rusë dorëzohen përpara ushtrisë ukrainase.
E veçanta është se ushtarët rusë janë brenda territorit të vendit të tyre.
“Ushtarët rus dorëzohen në Kursk.
Ofensivë e suksesshme e ushtrisë së Ukrainës brenda në territorin e Rusisë,” shkruan Berisha.
Ukraina ka ndërmarrë një operacion brenda territoreve ruse prej disa ditësh, duke shënuar edhe disa suksese.