Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tashmë po hetohet për një sërë dosjesh nga SPAK-u, përdori një event botëror, dy sportistë të republikave ruse të ardhur në Shqipëri, medaljet e tyre për "show" dhe për t'i dhënë një lajm pozitiv vetes.
Në fakt u pa se shqiptarët nuk ishin entuziastë, duke festuar për këto medalje, thjesht dhe vetëm se në momentin e parë doli Erion Veliaj në krah të tyre.
Tirana dhe të gjithë tashmë e dinë kush është kryebashkiaku i aferës "5D", i aferës së inceneratorëve, njeriu që po hetohet për shembjen e pallateve te "5 Maji", njeriu që po hetohet për shembjen e teatrit, njeriu që ka një hetim pasuror. Dhe ky hetim pasuror lind gjithmonë pas akuzës apo dyshimeve për korrupsion.
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili vetëquhet dhe zdromsi, ka një mal me akuza, por për të është e rëndësishme propaganda, të çiftëzohet, të bashkohet me socialistët, t'i ngjitet kujtdo, ta bëjë pis, të sulmojë, të çojë edhe mesazhe me mundës, duke hedhur me tuç ndonjërin silurë për Edi Ramën apo Altin Dumanin dhe ata që hetojnë.
Por këto kanë shumë pak rëndësi tani, sepse Erion Veliaj është një person nën hetim. Hetimi ndaj tij nuk po bëhet për qejf, por po bëhet për dyshimin e akuzave të korrupsionit.
Ky i fundit është Erion Veliaj, njeriu që mbrojti drejtorët hajdutë të dosjes "5D". Pati kurajën të dilte në publik dhe të thoshte se nuk ishin disa drejtorë, ishin ish-drejtorë, disa individë, ndonjë tek-tuk e kështu me radhë. Por në fakt ishte gjithë kupola drejtuese e Bashkisë së Tiranës, i gjithë zinxhiri komandues, të cilët kanë marrë dhe zbatuar urdhrat e Erion Veliajt.
Do të duhen ndoshta edhe pak kohë për të kuptuar, për të zbardhur të vërtetën, sapo të të kthjellohen edhe pak personat nën akuzë si Mariglen Qato, Redi Molla apo Taulant Tusha. Sapo ata ta kuptojnë se do të bëjnë shumë vite burg për zullumet e tyre, do t'ju marrin dhe do t'ju sekuestrojnë edhe pasuritë, do të humbin gjithçka.
Në një moment dikush do të flasë dhe atëherë do ta kuptojmë se kush vërtet do ta marrë medaljen e artë të Lojërave Olimpike, Erion Veliaj, korrupsionet e tij, drejtorët, disa të huaj që gjejnë Shqipërinë si vend stërvitje për të gjetur trampolinën për të marrë pjesë në disa gara, apo kryebashkiaku i Tiranës, i cili sot ndoshta ka njollën e turpit të korrupsionit dhe akuzave, por do të marrë edhe ai, ashtu si kolegët e tij drejtorë, damkën e hajdutit.
Si gjithmonë Erion Veliaj e do më specifike dhe do të jepet patjetër me medalje, pasi është numri një si mashtrues, është numri një si i korruptuar dhe nuk mund t'i mungojë edhe medalja e hajdutit.