Përveç veturave të EULEX-it, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë u vendosën dhe veturat e blinduara të KFOR-it.
Aty kanë vazhduar edhe sot punimet, përkatësisht në pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin thuhet se ajo është stabël, e qëndrueshme dhe funksionale.
Konkluzionet paraprake të raportit tregojnë se gjatë testimit te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje.