Pasi nxori Rrumbullakun e Bratajn për të vijuar mbrojtjen e vrasësit të ‘rilindjes’, Rama reagon edhe vetë duke thënë se nuk e komentoj vendimin e prokurorisë për ‘vrasje nga pakujdesia’
Vrasja e babait të dy fëmijëve në Pogradec është një ngjare që ka zgjuar një zemërim të gjerë publik për mënyrë se si janë sjellë organet e shtetit me të, duke tentuar të fshehin ngjarjen dhe organi akuzës duke lehtësuar akuzë për vrasësin.
Zemërimi popullor ka kapur Rilindjen gafil dhe me me duart në krimi, me duart duke mbuluar krimin.
Policia e Pogradecit fshehu ngjarjen, dhe janë komunikatat ku ajo ngjarje është raportuar aksidentale. Dëshmitarë okularë kanë treguar se ambulanca vonoi për t’u paraqitur në vendngjarjë, dhe më kriminalja drejtësia e re ngriti një akuzë skandaloze ndaj vrasësit, si vrasje nga pakujdesia.
Ngjarja u zbardh 3 ditë pasi kishte ndodhur dhe kjo falë këmbënguljes së motrës së viktimës e cila nuk heshti dhe ngriti zërin në media.
Pasi ngjarja u bë publike dhe nuk mund të fshihej më, dhe rilindasi gjobaxhi nuk mund të mbrohej më, Edi Rama nxori njëri pas tjetrit kreun e Policisë së Shtetit dhe kreun e Urgjencës Kombëtare për të mashtruar publikisht se policia dhe urgjenca kishin bërë detyrën. Sikur mos të mjaftonte kjo, Rama ka dalë edhe vetë në mbrojtje të policisë e urgjencës, por sërish nuk e ka quajtur të gabuar vendimin e drejësisë për ta cilësuar vrasjen si pakujdesi, duke u fshehur pas moskomentimit të vendimit të drejtësisë.
Të gjithë gazetarët e kronikës kanë dijëni të plotë për fshehjen e ngjarjes nga Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombetarë për vonesat në shkuarjen në vendngjarje.
Reagimi i Ramaës:
Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!
“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral. Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.
Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore.