Për 21 javë rresht, qytetarët kanë sfiduar të nxehtin saharian për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve të shumta korruptive.
Edhe këtë të enjte, qytetarët nuk u ndalën dhe deklaruan se do të vazhdojnë deri në arritjen e objektivit.
Protesta e radhës do jetë të enjten tjetër në orën 11:00.
Organizatorët thanë se për opozitën nuk do ketë pushime.
Ndërkohë mbarë vendi është përfshirë në një valë protestash në këtë kohë të nxehtë.