Berisha: 7 pyetje të tjera Ramës për 224 mijë metra2 tokë në Gjipe, a e ke dërguar arkitektin e famshëm Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën

Premte, 16 August 2024 20:35
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, i ka drejtuar të tjera pyetje Edi Ramës për 224 mijë metra katrorë tokë të marr në Gjipe.

Berisha e ka pyetur sot Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë, e cila është ndër më të bukurat në bregdetin e Shqipëri. 

Kryetari i PD-së, pyet Ramën se nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm në Gjipe, më çfarë lekësh e ka paguar atë, pasi është një ndër arkitektët më të paguar në Europë.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të pretendimeve, de fakto mashtrimet e tij, hajduti i Gjipesë, Edvin Gjipea pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë.

Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

Edvin Gjipea, i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pa dokumente zyrtare, pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë metra katrorë tokë, ndodheshin ashtu siç deklaroi, ai diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse tashmë është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 metra katrorë e toke e të gjithë sipërfaqes së plaçkitur ndodhen ndën rrugën Vlorë- Himarë dhe zbresin gjer buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi t’i përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse Artan Lame i ATP-së dhe Kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes Koleka, sikundër nuk iu përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit.

Natyrisht, para kësaj heshtjeje fajësuese, përgjigjja vetëkuptohet nga çdo qytetar.

Por në mbrojtje të interesit publik, dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metrave katrorë tokë, theksoj dhe njëherë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj që ka vjedhur Pëllumb Gjoka në Velipojë, sot do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht:

1 - A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

2 - Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?

3 - Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?

4 - A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?

5 - Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike me turistike të brigjeve shqiptare?

6 - Së fundi, sa e keni paguar arkitektin e famshëm Winy Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipesë dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës, në rast se e keni paguar.

7 - Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve, të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrëzohet edhe hajduti dymetrosh i 224 mijë metrave katrorë tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, Gjirin e Gjipesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...