Banorët e Thumanës kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, në rast se nuk ka reagim nga autoritetet.
Aktualisht banorët kanë bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa aty ndodhen dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’.
Banorët kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga autostrada, deri sa t’u jepet përgjigje kërksave të tyre.
‘Deri në mëngjes do të qëndrojmë këtu nëse është e nevojshme, në rast se nuk na plotësohen kërkesat tona’, theksoi protestuesi Mariglen Doçi.
‘Është më keq se në periudhën e fashizmit’, theksoi një protestues i moshuar, që ka marrë pjesë thuajse në të gjitha protestat e organizuara në Thumanë për të patur hyrje-dalje në aksin Thumanë-Kashar.