A është i jetueshëm më ky vend?

Saturday, 17 August 2024 13:58
 

Nga Ylli Manjani

Kjo është pyetja.

Spitalet janë gropë çnjerëzore nga keqmenaxhimi e korrupsioni;
 
Shkollat vatra analfabetizmi;
 

Mjedisi i ndotur në ekstrem me mbetje urbane dhe tashmë edhe toksike;

Ekonomia e gjitha nën kontrollin e shumë pak klientëve të pushtetit dhe e ushqyer fiktivisht me para droge;

Puna dhe profesioni nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk je mik me pushtetin, për pasojë as Liria ska kuptim;

Territori praktikisht pronë private e një njeriu të vetëm, i cili e ka për kulla ose për kampe emigrantësh gjithfare, si qokë për foto e mbështetje ndërkombëtare;

Shteti si qendër eksperimentale reformash të shpikura dhe që nuk ofron as barazi e as drejtësi;

Të drejtën që ke fituar mund të mos e gëzosh sepse ta marrin pa proçes e pa problem;

Shoqëria e gjitha me tru të shpëlarë dhe që beson në trutë e gomarit që i hedh bosi në mediat me pagesë, nuk ka sesi të jetë demokratike. Për zgjedhje të lira as që bëhet fjalë;

Varfëria e gjithanshme i ka bërë njerëzit të besojnë se fajin e ka gjithmonë viktima, i vdekuri, i sëmuri, i pamunduri;

Në vendin me diell dhe pasuri natyrore mungon energjia dhe uji, ose janë aq të shtrenjta sa është njësoj sikur mungon;

Jemi shteti i vetëm që më shumë se gjysmën e popullsisë e kemi përzënë dhe, kur ajo vjen në shqipëri e llogarisim si turizëm. Për këtë shkak llogarisim si sukses rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas...

Kur na rritet turizmi na ulen të ardhurat dhe na rriten çmimet, pra shpenzimet;

Ka edhe më, por kaq mjafton për të pyetur vërtetë, a jetohet në këtë vend?!

Kam idenë që edhe ai që ka parà këtë pyetje bën...
****
Ah edhe një gjë, shumica dërrmuese e njerëzve besojnë se për të gjitha këto gjëra fajin e ka opozita që s'ka gjë në dorë!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...