Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka demaskuar kryebashkiakun Veliaj si hajdut për planin e ri për ndryshimet klimaterike, të propozuar nga pronari i ‘5D’ dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj ka prezantuar një plan për ndryshimet klimaterike që do të implementohet në Tiranën në të cilën ‘bjell’ çdo ditë beton Lali Eri, por Malltezi ka publikuar ekzistencën e një plani të tillë që në vitin 2015, vit kur Veliaj mori drejtimin e bashkisë Tiranë.
Malltezi shkruan se Veliaj e ka aty palnin, por ndoshta nuk e ka vënë ne zbatim për shkak të “biografisë së keqe”, ose është duke përlarë ndonjë lek dhe harton plane që i ka në sirtar, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Erion Veliaj po qahej për plan për ndryshimet klimatike?
Ja tek e ka qysh në 2015 në sirtaret e bashkisë. Ose e ka konsideruar këtë Plan Veprimi me “biografi të keqe” ose duhet të ketë përlarë ndonjë lek te madh të ri për të hartuar plane që i ka harruar në sirtar