U prezantua në Lezhë libri ‘Punët e Mira të Partisë Demokratike’, i departamentit ‘Brain Gain’. Andi Mustafaj, drejtues i këtij departamenti, tha se në 11 vite mazhoranca socialiste nëpërmjet propagandës tenton të sfumojë arritjet e demokratëve gjatë qeverisjes së tyre. Kreu i Partisë Demokratike në Lezhë Gjin Gjoni, u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin.
Përgjatë 11 viteve përmes propagandës rilindja po tenton të sfumojë arritjet e demokrateve gjatë qeverisjes së tyre. Kështu u shprehen përfaqësuesit e Departamentit Bran Gain në Partinë Demokratike, gjatë prezantimit të librit të ‘punëve të mira të partisë Demokratike’.
Sipas tyre transformimi i Shqipërisë ka ndodhur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe duhe të jemi krenar për këto arritje.
Brezi i ri duhet të angazhohet masivisht në Partinë Demokratike për të bërë ndryshimin, u shpreh kreu i kësaj force politike në Lezhë Gjin Gjoni.
Prezantimi i i librit të punëve të mira të Partisë Demokratike u bë në prezence të të rinjve të kësaj force politike, ku pati dhe diskutime të ndryshme mbi situatën politike në vend dhe alternativen që do i jap PD shqiptareve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.