Skandali/ Rama e dërgoi arkitektin Winy Maas që në vitin 2018 në Gjipe: Do bëjmë një hotel në majë të kanionit

Hënë, 19 August 2024 14:06
 

Tre ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha komentoi skandalin e rrëmbimit të 224 mijë metrave katrorë tokë nga Edi Rama në një nga zonat më të bukura në vend, pikërisht në Gjipe.

Berisha e pyeti Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë, e cila është ndër më të bukurat në bregdetin e Shqipërisë. 

Në fakt në maj të vitit 2018, Winy Maas e pranonte se po punonte me Edi Ramën për projektin e një hoteli në Gjipe.

Teksa po fliste për kullat në Tiranë, ai shprehej se “ne po bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit”, duke folur për ndërtimin e një resorti në Palasë dhe një tjetër në Gjipe.

“Në një prej fshatrave përgjatë bregdetit (Palasë), investitori ynë rus donte këtë projekt, por më pas ne e modifikuam projektin dhe propozuam një tjetër.

Investitori rus pyeti ‘ku është resorti im?’ Pikërisht këtë [habitjen e investitorit] donim të arrinim, është më mirë se në çdo film të James Bond dhe investitori rus e pranoi”, shpjegon Winy Maas.

Nga leksioni i arkitektit nuk kuptohet qartë se kush është investitori rus të cilit i referohet dhe se kur do të nisë zbatimi i këtij projekti.

Më tej Winy Maas tregon se do të ndërtojë një hotel në majë të një kanioni që futet brenda në det në Gjipe.

“Do të vëmë një element argjendi në këtë zonë (Gjipe). Jo hotele të mëdha dhe plazhi do të mbetet publik. Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma”, tha ai.

 
 
 
Login to post comments