Berisha: Rama kërcënoi Ervis Martinin! Kushëriri i tij u ekzekutua në urë, dihet se vrasjet aty i bën policia

Tuesday, 20 August 2024 21:45
 

Në ditën e 232 të qëndresës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë për Ervis Martinajn, duke thënë se ky i fundit është kërcënuar nga Rama.

Denoncimi i Berishës vjen edhe për kushëririn e Martinajt, Brilant Martinaj, për të cilin thotë se ekzekutimi i tij në urën e Fushë-Krujës është bërë nga Policia. 

Sipas Berishës, pas çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

Burimi: A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën?

A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie?

A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?

A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij?

A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?

Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi.

Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë.

Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës  që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?

Login to post comments