Nesër, protesta e 22-të kundër Veliajt/ Vijon qëndresa e qytetarëve

E mërkurë, 21 August 2024 12:09
 
 

Ditën e nesërme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojnë protestën e 22-të para Bashkisë së Tiranës.

Qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Protesta do të nisë në orën 11:00. Opozita ka paralajmëruar të denoncojë të tjera fakte gjatë saj, në lidhje me Bashkinë Tiranë.

Protestat kanë nisur që prej muajit prill dhe kanë zgjatur gjatë gjithë verës, pavarësisht temperaturave të larta. Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në largimin e Veliajt.

Kujtojmë se protestat kanë nisur pas skandalit që ka mbërthyer bashkinë, ku shumica e drejtorëve kanë përfunduar në burg për shkak të abuzimeve me tenderët, por edhe për aferën e inceneratorëve. Për këtë të fundit, disa muaj më parë u mor në pyetje nga SPAK-u kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Login to post comments