‘Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike’, Meta: Plehrat janë kthyer në minierë korrupsioni

E mërkurë, 21 August 2024 17:06
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Meta tha se, në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.

‘Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit.
 

Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë’, tha Meta.

Login to post comments