Berisha: Altin mercenari me urdhër të Ramës, fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën

Premte, 23 August 2024 21:56
 

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, se me urdhër të Ramës, fsheh regjistrimet që inkriminojnë gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka.

‘Altin mercenari me urdhër të Ramës, fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi!

Nëse Irena është me katër fytyra, Altin Dumani është me pesë fytyra i pafytyrë.

Altin Dumani ky mercenar që mbulon krimet e tij dhe vërtitet në skrap si prokurori amerikan. Ky horr pa moral fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën. I gjithë skrapi ushton dhe i dinë regjistrimet.

Mercenar Dumani që hiqet si prokurori amerikan, ky lake pa kushtetutë dhe moral, mendon se atë nuk e njohin, nuk e dinë çfarë fundërrine është me dhjetëra e dhjetëra punonjës në atë ndërtesë.

Zbaton verbërisht urdhërat e Edi Ramës, mbron një delikuente që i ka ryshfetet nga 500 në 1 milionë vetëm e vetëm për qëllime politike, për urdhër të Edi Ramës. Qëndron në detyrë pa votat e kërkuara nga kushtetuta.

E garantoj se do të ketë fatin e Edi Ramës, i lidhur dhe të jeni të sigurtë ju, se vërtetë Xhorxh Soros është një nga kapot e mafias më të rrezikshme të kohës, por Amerika është Amerikë dhe nuk përfaqësohet vetëm nga Soros.

Dhe ata që përdorin, ata që përdorin Amerikën për mburojë, për të mbuluar krimet e tyre, do të marrin ndëshkimin që meritojnë në Shqipëri dhe në Amerikë dhe kudo.

Edhe njëherë nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...