Berisha: Edi Rama me mafian e tij, eksporton çdo vit qindra kontejner, helme, toksina për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme

Diel, 25 August 2024 11:59
 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se çdo vit eksporton qindra kontejner me  helme, toksina vetëm e vetëm për tu pasuruar vetë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë fjalës në tubim, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë qëndresën e nisur gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitoren e opozitës. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Në reagimin e tij të len me kuptu se për të mos ardhur këtu në Durrës dhe për të mos u ngritur Shqipëria në këmbë kundër tij, po përpiqet të gjejë shpella mafioze për ti depozituar mbetjet.

Edi Rama kudo që ti çosh, parlamenti i Shqipërisë do ti hetojë ato.

Nuk ke shpëtim.

Krimi yt është krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, është trafik i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mos u përpiq të fshihesh pas eksporteve të Kosovës, se Kosova eksporton çdo vit qindra e qindra kontejner.

Shqipëria eksporton çdo vit, qindra e qindra kontejner minerale.

Kurse Edi Rama me mafian e tij, eksporton çdo vit qindra kontejner, helme, toksina për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Të dashur miq!

Këto zhvillime dëshmojnë rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë qëndresa juaj.

Rëndësinë vendimtare që ka për Shqipërinë guximi juaj, ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitoren e opozitës.

Me Edi Ramën vetëm krime na presin, vetëm rrënime, vetëm shkatërrime të vendit.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...