Gjokutaj: Ekziston rreziku të ndërrohet lënda tokiske në ndonjë port! Kompania që ka bërë transportin, me precedent penal!

Diel, 25 August 2024 19:15
 

Avokati Genc Gjokutaj thotë se i takon Prokurorisë së Durrësit për të shpallur moskompetencë për cështjen e lëndëve toksike. Në një intervistë në Syri Tv me moderator Arnold Karriqi në edicionin e pasdites, Gjokutaj shtoi se kjo mund të arrihet vetëm në saj një analize të detajuar dhe sekuestrimit të kontejnerëve nga specialistë të fushës gjatë fazës së hetimit.

Është një sasi që ka dalë nga shqipëria kundër rregullave të përcaktuara në ligj, për transportimin e tyre. Kërkojnë rigorozitet të madh teknik dhe një garanci të madhe. Mbetje të tilla në rast të pakujdesive derdhen në oqeane e det, ka pasoja katasrofike për njerëzit e jo vetëm. Refuzimi i qeverisë shqiptare për ping-pongun, qeveria jonë ka lidhje biologjike me mbetjet. Që me incineratorët, as kanë dijeni e s’kanë dorë në këtë punë, është bërë nga Kosova e Maqedonia… e vërteta është se prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal, pasi është në territorialitetin e Durrësit. Është i drejtë. Duhet ngarkesa të vijë këtu, të shihet, në momentin që mbetjet do u vihen në dispozicion prokurorisë dhe ekspertët do bëjnë analizat. Prokuroria duke parë jo vetëm lëndët toksike në kontejnerë por edhe persoznat e përfshirë në aferë, do shohin nëse ka elementë të tillë do çmojnë nëse ka moskompetencë. E gjithë kjo është sikur autoritetet tona të kenë vullnetin e kohën për t’i hyrë kësaj analize, jo vetëm ligjire por edhe kimike. Reagimi i qeverisë është refren, e mohon këtë ngarkesë e nis ping-pongun siç e bën gjithmonë'. 

Për Gjokutajn, ekziston rreziku që këto lëndë toksike të ndërrohen në ndonjë port pa mëbrritur ende në Shqipëri. Madje kompania që ka bërë transportin, sipas Gjokutajt është me precedent penalë. 

‘Kjo është si një raport i vrarësësit. Historia e tyrë është e njëjta. Agjencitë ligjzbatuese në botë janë seriozë dhe efiçentë në punë. Nëse e dëgjuat qeverinë, ata thanë që s’jemi të obliguar t’i pranojmë mbetjet. Kjo fjali, tregon se ata do të kryejnë veprime të tjera për të humbur lidhjet, apo rrugës materiali të ndërrohet… Ndalohet në një port dhe lënda ndërrohet. Një nga konpanitë që e ka bërë transportin, është kompani me precedent në këtë fushë, për këtë punë. Drejtësia s’ka vepruar dhe i ka ndihmuar madje’.

Gjokutaj ndër të tjera tha se në vendin tonë është bërë masakër me mbetjet e integruara.

‘Ku ka plehra ka mafie botërore. Shqipëria jo vetëm që e bën me zell por edhe do shërbejë si precedent që vendi të zhytet akoma më thellë në afera mafioze e të helmohet më shumë, në emër të integrimit që kjo qeveri, t’u tregojë shqiptarëve’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...