Edhe demokracitë kanë nevojë për gaztor, apo jo?

Diel, 01 September 2024 15:38
 
Nga Agim Nesho:
 

Ka qenë e njohur që në oborret e fuqishme mbretërore ishte e zakonshme që mbreti të mbante lolon e tij. Ai i shërbente për të vënë në lojë fisnikët, të thoshte fjalë të guximshme që të tjerët nuk guxonin ta bënin. Regjimet e egra diktatoriale të komunizmit, në vendet pa traditë demokratike, vazhdonin të përsërisnin vetveten jo në formën e diktaturave mizore por në formën komike të tyre me diktatorë qesharakë. Ata nuk ishin të etur për gjak por të lebetitur për para dhe pasuri. Shqipëria është rasti perfekt i diktaturave qesharake, i një qeverie kleptokratike me pasurinë e popullit, që po shkatërron çdo vlerë dhe po e kthen vendin në një shkretëtirë të pabanuar, ku shqiptarët po largohen me dëshpërim në mënyrë të pallogaritshme. Por diktatori i përbuzur nga shqiptarët është lakeu i pëlqyer nga perëndimi! Ai është i kudondodhur në takime ndërkombëtare dhe samite të rëndësishme, me atletet e tij magjike apo brekushet e zeza të gjera, në konferenca për shtyp apo seminare ku ai mban të njëjtin “fjalim magjik” ku ndërthur përrallat nga komunizmi me realitete që ka krijuar ai vetë. Si gaztor i oborrit të demokracive ai nuk ka frikë të bëjë humor me Putinin, të kritikojë Evropën që asnjëherë nuk pranoi të martohej me dhëndurët simpatikë të Ballkanit, apo të tregojë që është i vetmi që ka mundësi të bëjë miqësi me rivalët tradicionalë në botë. Por Rama nuk zbulon se sekreti i kësaj aftësie vjen se ai ka nxjerrë vendin e tij në shitje për të blerë influencë për pushtetin e tij.

Ai flet e flet dhe audiencat gojëhapur si idiotë e duartrokasin. Ndërsa shqiptarët të tmerruar po përjetojnë lindjen e një diktature të re dhe regjimi putinesk, i cili po i largon nga perspektiva e tyre evropiane, demokratët e lodhur perëndimore dëgjojnë ‘të mahnitur’ diktatorin demagog. Ata besojnë retorikën boshe të tij që “udhëton në të njëjtën rrugë me Van Der Leyen në Europën e Bashkuar” kur Shqipëria është një shtet i kapur dhe mafia pastron paratë në territorin e saj; që për Ballkanin nuk duhet të shikojmë mbrapa, por shokët e tij të projekteve të përbashkëta janë nacionalistët serbë që vetëm te lufta e kanë mendjen dhe që duan ti vënë flakën Ballkanit; që justifikon Serbinë në cdo samit pse ajo nuk vendos sanksione kundër Rusisë se mos i prishet qejfi dhe na ikën nga Perëndimi; që shkruan vetë në Financial Times se ‘Veriu i Kosovës është tokë e askujt’ duke i përgatitur terrenin Putinit dhe Vucic që në Ballkan kemi një konflikt të ngrirë dhe duhet të zgjidhet. Dhe ka guximin të thotë që nuk kemi influencë nga Putini kur punon për të realizuar skenarët e tij. Si është e mundur që Evropa demokratike të mos njohë realitetin Shqiptar të pasqyruar në shtypin më të madh botëror që flasin për autokracinë ballkanike se “nuk dihet kush drejton mafia apo qeveria”.

Opinioni publik Shqiptar e ka të qartë që ky realitet që po ndodh në Shqipëri është deformuar nga lobimi i frikshëm i regjimit kudo në botë nga blerja e influencës ndërkombëtare dhe nga sjellja servile duke u vetë-ofruar për të përmbushur objektivat e qeverive të huaja se ato të popullit të tij. Interesat e ngushta të qeveritarëve dhe interesat e errëta të burokratëve të lidhur me Shqipërinë kanë sjellë që regjime si i Ramës të tolerohen dhe të mirëpriten në Evropë.

Por a ka nevojë Perëndimi të nëpërkëmbë vlerat dhe parimet e tij duke u bërë pjesë e kësaj shfaqje groteske tragji-komike? Kohë përpara francezët qeshnin me diktatorin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bokassa, se kur mbaronte mbledhjet e qeverisë i detyronte ministrat të luanin futboll. Shumë vite më vonë opinioni publik botëror mësoi se pas lojës një nga ministrat shkonte në hell për të plotësuar shijet kanibaliste të diktatorit. Vërtet interesat e Francës për vendin afrikan ishin të mëdha, por interesat dhe vlerat e shoqërive demokratike janë shumë më të mëdha. Nesër evropianëve do tu vijë turp se si kanë duartrokitur dhe përkrahur një diktator qesharak që është tallur me naivitetin e tyre. Por duket se sot Perëndimi, i lodhur dhe i ngarkuar me shumë probleme, ka nevojë për gaztorët e tij, apo jo?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...