Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e vuri sërish theksin te beteja për kthimine votës së lirë, edhe gjatë fjalës që mbajti, para mbështetësve, të grumbulluar në 'Rrugën e Shpresës'. Berisha akuzoi kryeministrin, se arrestoi liderin e opozitës, si diktatori i Venezuelës, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të lënë mënjanë çdo hatërmbetje për tu bashkuar në betejën kundër Edi Ramës.
Angazhimi i Partisë Demokratike për t’ju rikthyer qytetarëve votën e lirë dominoi fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike, drejtuar mbështetesë, që siç çdo mbrëmje ishin mbledhur në rrugicën pranë banesës së tij, në atë që e cilësoi si kohën e provës, Berisha kishte një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.
Duke ju referuar zhvillimeve në Venzuelë, lideri i opozitës, e krahësoi Ramën, me diktatorin Maduro, duke e akuzuar se njësoj si ai, burgosi liderin e opozitës, para zgjedhjeve për të rrëmbyer mandatin e katërt.
Berisha ju bëri thirrje demokratëve të bashkohen pavarësisht ndasive dhe së bashku me qytetarët të ngrihen në beteje deri në krijimin e një qeverie teknike, që do sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.