Debati për shqipen në Maqedoninë e Veriut, deputeti shqiptar në Kuvend: Kjo gjuhë flitet këtu para se të ishit ju!

E Enjte, 05 September 2024 15:19
 

Vijon debati në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e veriut.

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Elmi Aziri ka rikujtuar se shqiptarët janë prej kohësh në atë shtet dhe se gjuha shqipe është folur atje prej shumë kohësh tashmë. 

Sipas tij i gjithë ky debat është një është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist.

“Ajo që u tha këtu është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist. Këtu gjithçka u tha, për tiparet e shqiptarët, për atributet, u tha për gjuhën, bindjet politike, për tendencat që këtë shtet ta bëjmë ta barabartë dhe shqiptarë të trajtohen njëlloj si të tjerët, por personit në fjalë i pengon” tha mes të tjerash ai.

Login to post comments