Ekskluzive/ SPAK dhe BKH mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, merren dy kamionë me dokumente

E Enjte, 05 September 2024 20:52
 

BKH dhe SPAK, dje kanë organizuar një operacion në Bashkinë e kryeqytetit.

Burime zyrtare i thanë CNA-së se, dje oficerët e BKH-së pas urdhrave të prokurorit të SPAK-ut kanë shkuar dhe kanë sekuestruar një mal me dosje dhe dokumente në këtë institucion. 

Të njëjtat burime për CNA theksuan se janë gati dy kamionë me dokumente të cilat janë marrë nga oficerët e BKH-së për disa çështje që janë në hetim në lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Theksojmë se një nga çështjet më madhore është ajo e inceneratorëve, pasuar nga dosja 5D për të cilën ka dhjetëra persona të arrestuar dhe shumica e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Erion Veliajt, zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës ndodhen pas hekurave.

Gjithashtu CNA ka mësuar se dokumente janë tërhequr dhe për të tjera çështje siç janë shembja e Teatrit, ndërtimi te 5 Maj, kullat në Tiranë e kështu me radhë dhe mjaft dokumente të tjera të cilat i shërbejnë hetimeve në lidhje me shumë çështje që ka ndaj Bashkisë së Tiranës.

CNA në disa raste ka theksuar se, çështja e Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt nuk është mbyllur edhe pse kryebashkiaku kërkon të sillet si spiderman dhe në mënyrë të vazhdueshme, nëpër tallavatë e tryezave politike dhe klientelizmit të tij deklaron se çështjet i ka mbyllur. 

Në fakt ndaj Erion Veliajt ka filluar një hetim pasuror, me dhjetëra shkresa janë dërguar në banka, nëpër institucione private në lidhje me pasuritë e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, vëllait dhe familjarëve të tjerë dhe të afërmve të kryebashkiakut të Tiranës të cilët mund të kenë përfituar para në mënyrë korruptive, të drjetëpërdrejtë apo indirekte nga kryebashkiaku.

CNA gjithashtu ka theksuar se hetimet vazhdojnë, nuk kanë përfunduar.

Inceneratori i Tiranës tashmë është një grup i strukturuar kriminal. Priten zhvillime të mëtejshme dhe për dosjen 5D ku të tjerë drejtorë kanë dalë në këtë hetim .

Gjithashtu dhe për çështje të tjera që SPAK po heton në ditët në vijim do të ketë zhvillime dhe do të kemi më shumë informacion me atë çka SPAK po bën ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës si një nga institucionet më të damkosura dhe të korruptuara në Shqipëri.

Login to post comments