Sot protesta e 24-t para Bashkisë Tiranë/ Skenarë të rinj

Premte, 06 September 2024 09:55
 

Sot do të zhvillohet protesta e 24-t para Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt. 

Dhjetëra dhe qindra qytetarë pritet të mblidhen sërish para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Pritet që në këtë protestë të ketë një format të ri.

Përtej vezëve, tymueseve apo gomave që digjen, pritet të ketë skenarë të tjerë përpara Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se protestat kanë nisur pas skandalit që ka mbërthyer bashkinë, ku shumica e drejtorëve kanë përfunduar në burg për shkak të abuzimeve me tenderët, por edhe për aferën e inceneratorëve. 

Për këtë të fundit, disa muaj më parë u mor në pyetje nga SPAK-u kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

Nga ana tjetër, drejtorët e Veliajt po hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Në protestat e fundit nuk kanë munguar tensionet, përplasjet me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda godinës së bashkisë.

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk janë lejuar që të futen në institucionin e bashkisë.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Veliajt nga bashkia.

Modifikuar më Premte, 06 September 2024 10:02
Login to post comments