Të rinjtë, në protestë kundër Veliajt: Turp për BE-në që e ftoi në hapjen e Kolegjit të Evropës

Premte, 06 September 2024 12:45
 

Një protestë po zhvillohet sot para godinës ku do të bëhet hapja e Kolegjit të Evropës, ku do të jetë i pranishëm edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Dhjetëra të rinj dhe studentë janë shfaqur me pankarta në duar, ku akuzojnë kreun e Bashkisë së Tiranës si të korruptuar. Ftesën e Kolegjit të Evropës për Veliajn e quajnë një turp për Bashkimit Evropian. 

Në një prej pankartave shkruhet: "BE mëson të bësh korrupsion". 

Lajmi për praninë e Veliajt dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu është bërë publik në faqen e kolegjit në platformën "X". Pjesë e takimit do të jetë edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato dhe rektorja e kolegjit Federica Mogerini.

Ftesa e bërë nga Kolegji i Evropës për Veliajn është një veprim skandaloz, pasi kemi një kryebashkiak që po hetohet nga SPAK-u për disa dosje të nxehta dhe nuk mund të jetë një shembull për të rinjtë.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet dhe komentet në rrjet kundër BE-së për këtë veprim.

Login to post comments