Ambasada amerikane ka reaguar për komisionin që do të thërrasë në apel institucionet e shtetit, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Në një postim në rrjetin social "X", ambasada amerikane pret që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve.
Kujtojmë se ky komision është ngritu në mënyrë të njëanshme nga mazhorancë dhe opozita nuk ka marrë pjesë pikërisht për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes.
Reagimi i ambasadës së USA:
“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.