Ditën e sotme, 8 shtator, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të zhvillohet në Durrës dhe do të nisë në orën 11:00. I pari që do të flasë është shefi i qeverisë, Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.
Të dielën e kaluar, më 1 shtator, Rama mblodhi qeverinë në Dajt. Mbledhja informale nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 19:00
Edhe në takimin e sotë si në atë të një jave më parë pritet që temë të jenë zgjrdhjet e ardhëshme parlamentare. Opozita ka akuzuar Edi Ramën se po përgadit manipulimin dhe vjedhejn e votës së qytetarëve.