Kryeministri Edi Rama tha se është gjithmonë i pakënaqur me punët e mira që bëjnë, ndeërsa ata janë të lumtur me të gjithë të zezat që thonë për mua, madje edhe kur i venë zjarrin Parlamentit.
“Kundërshtarët tanë nuk kanë as ide dhe as alternativa, ndërsa udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh”, tha Rama. Ai tha se përballë nuk kemi kundërshtarë seriozë dhe as alternativa reale.
“Ne nuk kemi ndenjur kurrë as symbullur as duarlidhur, por kemi kërkuar falje si askush më parë.
Ne nuk kemi bërë thjesht ndryshime njerëzish në Qeveri, por kemi adresuar situatat kritike, duke përmirësuar sistemin e qeverisjes dhe duke korrigjuar metodat e punës sonë”, tha Rama.
Duke iu referuar projektit për mirëqevisjes dhe anti-korrupsionit, që u finalizua me ngritjen e Komisionit të Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafaj i shkarkuar nga Minister i Brendshëm për shkak te lidhjeve me trafikun e drogës së vëllait të tij.
Kryeministri tha se ata që nisën të thonë lloj lloj tezash as e kanë idenë e shtetbërjes, por as përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Ky projekt do të shkojë deri në fund, pavarësisht nëse do të duan ose nuk do të duan ata, që nuk duan.
Këmbëngulja e Ramës për të shtrirë kontrollin në çdo linjë të qeverisë dhe drejtësisë është përsëritur në çdo takim të Rilindjes. Kontrolli ndaj sistemit të drejtësisë dhe strukturave që luftojnë korruopsionin është tashmë fakt. Ndërkohë që akuzat për përdorimin e drejtësisë nga Rama janë të përditëshme edhe nga media por edhe nga opozita.