Ministrja pranon se po planifikon falimentimin e blegtorëve në Shqipëri duke mbështetur ata nga jashtë

Hënë, 09 September 2024 21:09
 

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka pranuar në mënyrë skandaloze se po planifikon të falimentojë prodhuesit e mishit blegtoret në Shqipëri, duke mbështetur ata që vijnë jashtë. 

Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Denaj është shprehur se taksa e importit për importuesit e mishit do të ulet dhe ky është marrë si angazhim dhe sëbashku me ministren Ibraimaj do ta çojë përpara  në paketën fiskale të këtij viti.

Ne këtë vit kemi bërë takim me importuesit e mishit të cilët sjellin mish lënd të parë për industrinë përpunuese, konkretisht sallamin dhe aty na është kërkuar ulja e taksës së importit me 10% të cilën ne e kemi marrë si angazhim dhe sëbashku me ministren Ibraimaj do ta çojmë përpara  në paketën fiskale të këtij viti’, u shpreh ministrja Denaj.

Login to post comments