Bucci: Vëllai i kryeministit i përfshirë në shumë aktivitete qarkullon i lirë, Berisha në arrest pa kurrëfarë akuze

Tuesday, 10 September 2024 09:22
 

Ish zyrtari i lartë i Pentagonit dhe njëkohësisht atasheu i parë i mbrojtjes në shtetet e bashkuara të amerikës në tiranë në vitet 1993, Steven Bucci, i ftuar në studion e Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe rolin e ambasadës amerikane.

Bucci është shprehur se në realitetin politik shqiptar, nga njëra anë kemi vëllain e kryeministit i cili është i përfshirë në shumë aktivitete dhe vjen vërdallë i lirë, dhe kemi presidentin Berisha i cili është në arrest shtëpie pa kurrëfarë akuze, sepse nuk mund ti gjenin dot prova sepse nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë ndaj tij apo një gjyq. 

 

'Unë kam qënë këtu si atashe , ambasadorët me të cilët kam punuar dhe oficerët e tjerë të departamentit të shtetit, të gjithë kanë dashur që të cojnë përpara interesat e shteteve të bashkuara të amerikës dhe njëra prej tyre është ndihma që i ofruan shqipërisë për tu ndërtuar.

Por tani duket se administrata e presidentit përfaqëson këtu, sikure e përmendi dhe kolegu im , këto interesa duket se janë më tepër të orjentuara politikisht dhe politikisht e kam një kuptimin e një orjentimi krahasuar me nje orjentim tjetër.

Kur kam qënë këtu, punoja këtu, ne përpiqeshim të ndihmonim një vend i cili kishte qënë për dekada nën regjimin komunist dhe donim që ta kthenim në një prej demokracivve më të reja të evropës, kurse tani duket se preferohet të zgjidhet dikush që bie dakord me SHBA në disa mënyra të çështjeve sociale apo të formës së organimizit të biznesëit në vend që të mendohet për një demokraci funksionale.

Për të pasur një demiokraci funksionale duhet të kesh një parti në pushtet dhe një parti tjetër në opozitë, kjo është mënyra sesi funksionon demokracia.

Detyrat e mija konkretisht përqëndroheshin tek ushtria, tek rindërtimi i ushtrisë, drejtimi që ndjek ambasadori, bëntë mundur që të gjithë të bëjnë detyrat e tyre.

Kjo administratë duhet të kthejë vështrimin pas dhe të shoh nëse i kanë kapërzyer kufinjtë e tyre dhe kanë zgjedhur pistën që duhet të ndjekë Shqipëria në vend që të ndohmojë popullin shqiptar të zgjedhë rrugën dhe pistën e vet.'

Më tej pyetjes së moderatorit Peka, Bucci iu përgjigj kështu:

Peka: Vëllai i kryeministrit është i faktuar nga policia gjermane, nga policia shqiptare që ka bashkëpunuar me trafikantë droge nga periferia e tiranës, është në sistemin TIMS ku del me trafikantët, dhe i shoqëron ata, operacioni ishte gjerman. Ai që është bërë sot prokuror i përgjithshëm, i zbuloi të gjithë, fshiu vetm emrin e vëllait të kryeministrit, dhe është ky prokuror i përgjithshëm i cili drekon me George Sorros në Tiranë dhe i jep garanci. Ju si ish atashe i ambasadës, dhe njohës i mirë i Natos, kjo Shqipëri që unë po ju vizatoj, fakte të provuara publikisht, me kryeprokuror të emëruar nga i vëllai trafikant i kryeministrit, me Alex Sorros që vjern e drekon me të dhe e mer në mbrojtje edhe vëllain e kryeministrit edhe prokurorin e përgjithshëm, a është një vend serioz dhe i sigurtë për NATO?

'Kriminaliteti mbetet kriminalitet dhe ne dëgjojmë akuza, pastaj ngrihen cështjet, bëhet gjyqi dhe kemi dënimet dhe patjetër që janë në nivele të ndryshme, sipas të cilave ndiqet penalisht një person. Kur dikush akuzohet për dicka duhet patjetër që të kemi prezumimin e pafajsisë më parë, të bëhet akuza e plotë, gjyqi, dhe të merrët vendimi, dhe dënimi.

Mesa kuptoj ne kemi vëllain e kryeministit i cili është i përfshirë në shumë aktivitete, unë nuk kam njohuri të drejtëpërdrejtë nëse është i përfshirë dhe duket se ai vjen vërdallë i lirë, dhe kemi presidentin Berisha i cili është në arrest shtëpie  pa kurrëfarë akuze, nuk i është bërë e ditur asnjëlloj akuze dhe pastaj kur ja thanë nuk mund ti gjenin dot prova sepse nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë ndaj tij apo një gjyq, si mund të dënohet dikuh pa patur fakte dhe akuza , pra kemi 2 fytyra të ndryshme të sistemit të drejtësisë.'- është shprehur Bucci.

Login to post comments