Nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, 4 panelistët do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut, i cili përmes pyetjeve do të transmetojë realitetin shqiptar.
Gazetari Dymond ka sqaruar në një intervistë, se ata donin të ftonin kreun e opozitës, Sali Berisha, por për shkak të arrestit shtëpiak, ai nuk merr dot pjesë në forum.
“Kemi kontaktuar edhe me skuadrën e Sali Berishës dhe i qartësuam vendimin e marrë, për shkak se ai është në arrest në shtëpi, dhe nuk mund të na bashkohet.
Që kur nisëm kërkimet për programin, ai ishte në arrest në shtëpi. Ende është, ndaj nuk vjen dot.
Por anëtarë dhe simpatizantë të tij ishin shumë të hapur. Ju dërguam çdo informacion. Ata mund të vijnë në program, të jenë pjesë e publikut. Ne nuk i kemi përjashtuar aspak,” tha gazetari.