‘Safe Journalists’ ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të gazetarit holandez nga Erion Veliaj, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Rrjeti për ‘Gazetarët e sigurtë’ përmes një reagimi në rrjtetin social X, shkruan se frikësimi i kohëve të fundit i gazetarit holandez, Vincent van Gerven Oeiraises ngre shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.
Sipas ‘Safe Journalists’, këto shqetësime janë të dukshme për organizatën, veçanërisht kur raportohet për tema të ndjeshme që përfshijnë figura të fuqishme.
Ngacmimi i gazetarëve minon lirinë e shtypit, duke dekurajuar raportimin kritik dhe duke kufizuar aksesin e publikut në informacion, theksohet në deklaratë.
'Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe të sigurojnë që gazetarët të mund të kryejnë detyrat e tyre pa frikë nga hakmarrja ose dhuna. Ne qëndrojmë në solidaritet me Vincent van Gerven Oei dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur lirinë e medias në të gjithë rajonin', thuhet në reagim.
Syri. Net pak ditë më parë raportoi për kërcënimin e gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei nga Erion Veliaj, pasi gazetari denoncoi lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës.
Skema “Ajola-H”, ngrinte dyshime për përdorimin e artit për pastrimin e parav nga familja Veliaj, gjë për të cilën sot kjo familje është në hetim pasuror nga SPAK.
Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, publikoi një artikull investigativ, ku tregonte përfshirjen e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.
Shkrimi fillimisht u botia në “ Mekanizmi Shqiptar ” me titull: Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!
Emisioni investigativ i Syri Tv u thellua në një puntatë të plotë rreth këtij denoncimi dhe zbuloi fijet që lëviznin në prapaskenë, për një skemë të dyshuar pastrimi parash nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.