‘Prokurorët e SPAK, palaço të Ramës’/ Malltezi: Mashtrues...Kanë lënë në akuzë sikur destinacionin e ndryshoi Berisha

E mërkurë, 11 September 2024 22:17
 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar prokurorët e SPAK se janë vegla në duart e Edi Ramës, pasi kanë lënë në akuzë sikur destinacionin e ‘Klubit Partizani’ e ndryshoi Sali Berisha, ndërkohë që dokumentat faktojnë krejtësisht të kundërtën.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi publikon vendimin e Këshillit Teknik të KRRT e Bashkisë Tiranë 10 drejtorë të Ramës, me vendim të marrë në datë 08. 06. 2006 pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës dhe para se pronarët të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

‘Mashtrues ordiner që gënjejnë e fshehin dokumente. Dividentin duan ta quajnë rryshfet! Por është për guinness se thonë që Berisha i ndihmoi në 2006-2009, por Malltezi mori divident në 2017! 10 vjet më pas!’, shkruan Malltezi. 

Postimi i plotë:

Prokuroret politike te #spak jane kthyer ne vegla te Edi Rames dhe krejt palaco. Kane lene ne akuze genjeshtrat e trasha sikur destinacionin e ndryshoi Berisha me 21.11.2006 kur e kane ne dosje qe e ndryshoi Edi Rama me 08.06.2006. Biles e ndryshuan qysh me 12.05.2006 me vendim te keshillit teknik te KRRT (10 drejtore te Edi Rames) pa asnje kerkese te pronareve te tokes dhe para se pronaret e tokes te lidhnin kontrate me kompanine e ndertimit (vol.15 fq.10).

Plus, kur me thirren me 25.01.2024 une depozitova harten me ngjyra dhe vendimin nr. 238 te KRRT date 27.12.2008 me te cilin Edi Rama miratoi zonimin funksional te kompanise Urbaplan dhe e ndryshuan destinacionin e pjeses tjeter ne “zhvillime te reja me parametra te larte urbane” - kur shoh sot tek akuza kane lene qe pjeses tjeter ia ndryshoi Berisha ne 2013! Po ketyre dokumenteve si tia bejme pa mire?

Mashtrues ordiner qe genjejne e fshehin dokumente.

Dividentin duan ta quajne rryshfet! Por eshte per guinness se thone qe Berisha i ndihmoi ne 2006-2009 por Malltezi mori divident ne 2017! 10 vjet me pas.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...