Raporti sekret, Saraçi: Rama gënjeu, u eksportuan 20 mijë tonë mbetje toksike

E Enjte, 12 September 2024 18:59
 

Syri Tv publikon ekskluzivisht dokumentin që rrëzon mbrojtjen që Edi Rama i bëri nga Kuvendi, trafikut të mbetjeve toksike. Një inspektim i Agjencinsë Kombëtare të Mjedisit, i kryer me urdhër të Mirela Kumbaros ka zbuluar në kompanië Sokolaj, 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme, të cilat sipas raportit nuk kanë dokumente origjine, por as dokumente se ku janë eksportuar.

Image

 
 
 

Ky dokument i mbajtur sekret u zbulua nga kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, duke thelluar edhe më tej skandalin, pasi sasia e mbetjeve toksike është disa herë më e madhe nga sa është raportuar deri më sot, ndërsa konfirmon shkeljet ligjore të institucioneve për mbajtjen në kontroll të këtij aktiviteti.

Syri Tv ka zbuluar ekskulzivisht dokumente që rrëzon interpelancën e kryeministrit Edi Rama. Dokumente që kryeministrit i janë vënë në dispozicion nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, por që i fshihen publikut për të mbrojtur pikërisht këtë linjë trafiku.

Me shkresë numër 193 datë 23. 08. 2024, Mirela Kumbaro urdhëroi  “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. Verifikimi i kryer në kompanisë Sokolaj, rrëzon plotësisht mbrojtjen e kryeministrit dhe thellojnë edhe më tepër skandalin, pasi nuk bëhet fjalë për vetëm 800 tonë mbetje të rrezikshme, por plot 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme që janë zhdukur pa gjurmë, e sipas agjentëve janë eksportuar jashtë Shqipërisë. Pas inspektimit të kryer në subjektin Sokolaj, Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Raportojnë se:

‘Në lidhje me situatën operatori Sokolaj shpk ka marrë nga shoqëria ‘Kurum Internacional’ mbetje te smarcit dhe okalinës, të cilat klasifikohen si okside hekuri me kodin sipas katalogut shqiptar të mbetjeve është 10 02 10 е parrezikshme dhe sasia është 2800 tonë dhe e ka eksportuar jashtë Shqipërisë.  Ka marrë mbetje të pluhrave të filtër kapses nga shkrirja e metaleve, e cila është oksid zinku dhe sipas katalogut shqiptar klasifikohet si mbetje e rrezikshme me kodin 10 02 07*, dhe e ka eksportuar jashtë Shqipërisë, sasia është 20 000 tonë.

Kryeministri mbrojti trafikun e lëndëve të rrezikshme, duke pohuar se këto mbetje janë eksportuar edhe në vendet e Bashkimit Europian, duke u detyruar të mbledhë të dhënat e 10 viteve të fundit. 

360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli.

Raporti i përpiluar nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në zbatim të urdhërit të Mirela Kumbaros, e rrëzojnë edhe këtë argument. Sipas këtij Raporti, 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme janë eksportuar, por dokumentet se ku janë marrë apo ku janë eksportuar nuk ekzistojnë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një rast trafiku.

Nga konstatimet dhe shkeljet e kerkesave ligjore rezulton se:

1. Nuk disponon dokumenta transferimi për mbetjet jo tërrezikshme e marra nga shoqëria Kurum Internacional sha.

2. Nuk dispononte dokumenta dorëzimi për mbetjet e rrezikshme të marra nga shoqëria Kurum International sha.

Ky raport Agjencisë Kombëtare tyë Mjedisit, që mbahet sekret, fakton trafikun e mbetjeve toksike dhe ngre pikpyetje të mëdha, se: Cila është origjina e këtyre mbetjeve? Nëse ato janë prodhuar në Shqipëri, a janë raportuar çdo 3 muaj pranë autoriteteve siç e parashikon ligji dhe në mungesë të raportimeve, a kanë ushtruar kontroll insitucionet në këto subjekte sipas detyrimeve ligjore? Nëse këto mbetje toksike nuk u raportuan në Institucionet e Ministrisë së Mjedisit, pse nuk veproi dogana e Portit të Durrësit, për verifikimin e tyre, po sipas ligjit dhe VKM-së së firmosur nga Edi Rama?

Në kohën kur hetime po kryen edhe nga OLAF, kryeministri Rama, siç zëvendësja e tij Belinda Balluku, e la një shteg, për t’ia kaluar përgjegjësinë privatit.

‘Nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim nuk janë politikanët, aq më pak tellallët e penxhereve që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja, por janë organet ligjzbatuese që ne i mbështesim pa kushte sepse janë institucione të drejtësisë dhe s'janë institucione dhe organizata kriminale në të njëjtën kohë’.

Në këtë rast kryeministri Edi Rama përdori foltoren e Kuvendit për t’iu mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria e tij nuk ka përgjegjësi, por dokumentet e firmosura nga vetë kryeministri, e bëjnë drejtëpërsëdrejti përgjegjës. Sa i përket eksportimit të mbetjeve të rrezikshme. Veç ligjit nr. 10 463,

“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 641, datë 1.10.2014, Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, ne piken 36  sanksionon se institucionet përgjegjëse për kontrollojnë këtë aktivitet janë ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, degët doganore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat. Argumentit se përgjegjësia është vetëm e privatit është një manipulim i opinionit publik.

Këto që shikoni në video, janë licencat e dhëna nga Ministria e Mjedisit për kompaninë “Sokolaj” për vitet, 2022, 2023 dhe së fundmi edhe në Mars të vitit 2024, që i jep të drejtën e transportit të mbetjeve të të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Referuar ligjit, në të cilin është bazuar edhe dhënia e kësaj licence, është Agjencia Kombetare e Mjedisit, autoriteti përgjegjës që duhet të monitorojë në vijimësi dhe të kryej raportet përkatëse për informimin e institucionit epror apo institucioneve të tjera, nëse kjo licencë është duke u zbatuar konform ligjit, mbi të cilin licenca është lëshuar. Duke qenë që licenca përfshin trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ligji parashikon një protokoll dhe rregullore strikte për monitorimin e këtij aktiviteti.

Syri TV i ka dërguar disa kërkesa për informacion Ministrisë së Mjedisit, përfshirë edhe gjetjet e raportit, që konfirmojnë trafikun e 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme, por deri më sot nuk kemi marrë ende një përgjigje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...