Skandali tragjikomik i akuzës/ Malltezi: Paratë e dhëna për bamirësi, për fëmijët e sëmurë, SPAK-u i cilëson si përtifime të…

E Enjte, 12 September 2024 22:05
 

E ftuar në Çim Peka Live, Argita Malltezi ka sqaruar me detaje aktakuzën politike të SPAK ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Nga shpjegimi që ka bërë Malltezi, është qartësisht e dukshme se montimi i dosjes dhe formulimi i akuzës është bërë në mënyrë të trashë dhe në mënyrë krejtësisht jo ligjorë.

Sipas një pjese të dosjes që lexoi Malltezi në Çim Peka Live se çfarë quan SPAK përfitime të familjes Berisha nga Familja Malltezi.

 

“Data më e hershme nga këto që citojnë, data më e hershme është 2014. Kanë përmendur trajtime shëndetësore. Kemi paguar shpenzime financiare kur mamaja ime është trajtuar për shëndetin dhe nuk kam shkuar në bankë të marr paratë. Përfitim tjetër që ka të bëjë me fondacionin… nga fitimi vjetor i bizneseve, pasi paguhen të gjitha taksat, ne paguajmë 2.5 përqind vazhdimisht zekatin pjesën që na takon sipas besimit tonë, dhe këtë e kemi paguar një pjesë për fondacionin dhe ka kaluar me bankë edhe kjo.

Kur e bën njëra dorë nuk e tregon tjetra, po a ka llogjikë të sëmurë, kur ne heqim nga paratë tona, i japim në një fondacion, ku ime më nuk merr asnjë rrogë, nuk ka marrë kurrë asnjë shpërblim për punën që kryern aty. Fondacioni nuk është privat i Liri Berishës, ajo është sot drejtuese në Fondacion, por fondacioni do vijojë, nesër do mbetet, do ketë drejtues të tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kompania “Homeplan” për fonacionin.”,- u shpreh Argita Malltezi.

Login to post comments