Sekretari i PL, Tedi Blushi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën.
Blushi theksoi se duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.
"Jemi në këtë protestë me një zhvillim të ri Lideri i PD nga struktura kriminale e SPAK na qenka marrë i pandehur, ndërsa ky hajdut që vjedh 80 mijë euro në ditë shijon lirinë dhe paratë që vjedh çdo ditë. Ky po shijon 50 milionë euro që grabiti nga taska për shkollat që nuk i ndërtoi kurrë.
Ndërsa lideri i opozitës pa fakte dhe prova nga një akuza e stisur nga Balla qëndron në izolim. Sot çdo njeri është i rrezikuar nga kjo narko drejtësi. Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën. Sot na lind legjitimiteti që të marrim në dorë fatet tona dhe të përplasemi me këtë regjim që po mban peng vendin.
Në këto godinë, në kryeministri dhe në çdo strofull dhe ta harrojë kjo polici e cila tentoi sot të fuste në konflikt qytetarët se ne do të tërhiqemi. Policia duhet të arrestoi Veliajn dhe jo të vijë me skafanta dhe të përpallet ,me popullin pasi ne nuk kemi synim të përplasemi sepse nëse duam e fshijmë këtë godinë.
Duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.
Përpara e ky kriminel të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe dum dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës i bëjmë thirrje ti thërrasin mendjes pasi do të kenë një fund më të keq se etërit tuaj. Ne do të fitojmë , Tirana do të fitojë, ju do të fitoni."