Berisha: Rama nëpërmjet komisionit Xhafaj, kreu një grusht të vërtetë shteti, asgjësoi Gjykatën Kushtetuese

Premte, 13 September 2024 16:32
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti. Berisha theksoi në deklaratën e tij, se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Komisionit të Venecias që ta hedhë poshtë me neveri kërkesën e bërë nga mazhoranca socialiste, gjoja për të justifikuar vendimin e saj në parlament.

DEKLARATE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA: 

Mirëdita!

Mbrëmë vonë në parlament, Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti.

Mbrëmë në një votim antikushtetues, Edi Rama nëpërmjet komisioni Xhafaj, asgjësoi kushtetutën.

Në nenin 70, i cili përcakton raportet e parlamentit me Gjykatën Kushtetuese në rastet kur deputetët abuzojnë apo veprojnë në kundërshtim me këtë nen.

Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, hodhën poshtë, bllokuan zbatimin e nenit 70 të Kushtetutës, i cili në pikën tre sanksionon; se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuritë të këtyre.

Olta Xhaçka një familjare, ish-familjare pothuajse e klanit Rama, ministre dhe sot akoma deputete, pasi shpalli me Edi Ramën dhe lidhjet që ka me familjen Rama, Artan Gaçin, burrin aktual të Olta Xhaçkës investitor strategjik ju dhanë 10 mijë metër katrorë tokë në Himarë, tokë publike, një përvetësim i tmerrshëm i cili u realizua në shkelje të çdo ligji.

Neni 70 në pikën 4 përcakton: se për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me personin e dhënë.

Por mbrëmë Edi Rama me komisionin Xhafa urdhëroi parlamentin të bllokojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, defakto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pseudomazhoranca apo mazhoranca e drogës dhe krimit, në këtë akt puçist, për të mbuluar puçin antikushtetues, marrjen e pushtetit të Gjykatës Kushtetuese, u justifikua se do ta dërgojnë në Komisionin e Veneçias.

Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Veneçias, të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Së fundi, theksoj se pavarësisht nga kompleksiteti i njohur i marrëdhënieve të Olta Xhaçkës me familjen Rama, garantoj shqiptarët se prap këtij qëndrimi të Edi Ramës, janë strikt interesat familjare pronësore të tij, se ai po të mos ishin ato interesa, po të mos ishte pjesëtar dhe aksionar në ato 10 mijë metër katrorë tokë, jo 1 por 5 Olta do të ishte i gatshëm ti hidhte mënjanë.

Pra ky akt tregon se për Edi Ramën nuk ka normë, nuk ka standard, nuk ka ligj e Kushtetutë që mund të pengojë atë në interesat e tij mafioze.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë puç të parlamentit ndaj pushtetit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve, o sot o kurrë të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij bosi mafioz që ka vetëm një interes; pushtetin dhe pasurimin e tij.

Faleminderit!

Login to post comments