Në investigimin bombë të revistës gjermane DerSpiegel, prokurori italian Francesco Mandoi ka dëshmuar se bosët e krimit dhe të drogës janë në gjendje të nënshtrojnë qeverinë e Edi Ramës, pasi qeveria po punon për ta.
DerSpiegel
Prokurori publik italian Francesco Mandoi, i punësuar përkohësisht nga Edi Rama si këshilltar antikorrupsion, nxjerr një konkluzion të kthjellët.
“Bosët e drogës kanë njerëzit e tyre kudo në administratë, në institucione; Tashmë ata janë në gjendje ta nënshtrojnë qeverinë.”
Sipas Mandoit, ai vetë nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga majat e qeverisë me paralajmërimet e tij.
Prokurori Mandoi thotë se tani qeveria punon për bosët e drogës.