Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Premte, 13 September 2024 21:13
 

Një tjetër denoncim i rëndë i kryedemokratit Sali Berisha ishte për ish-kunatën e Edi Ramës në lidhje me ilaçet e skaduara që u jepen fëmijëve të sëmurë.

‘Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë’, tha Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Edi Rama, kalove në disa shkolla, po të vret ndërgjegjia ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë.

Shko pak në Korçë Edi Rama, të të thonë se në klasat e 10-ta, nga 1600 nxënës që u regjistruan vjet, këtë vit u regjistruan 1080. Një e treta më pak brenda një viti.

Shko në Nepvravishtë, se kishe postuar një ditë se ty të japin çdo kollitje mediat, po a e dini se Nepravishta kishte vetëm dy fëmijë në shkollë, kurse Lunxhëria, ajo luginë mahnitëse, gjithsej 6 fëmijë në klasat e para.

Pse mor kalon nga shkolla në shkollë, je turpi i dheut. A e di ti se atyre fëmijëve ua turpëron Shqipërinë ti?

A e di ti që dheut të atyre fëmijëve të pafajshëm i ke dhënë vulën e narkoshtetit?

A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe?

A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve?

I di ti këto apo jo, që kalon nga shkolla në shkollë, po ç’të lidh ty o i zi me shkollat, po të paktën me fëmijët lëre cinizmin.

Se ti je Neroni i arsimit shqiptar.

Po, po.

A e di ti Edi Rama se me lukuninë tënde u vodhën 25 mijë kompjutera në shkollat e vendit dhe u zhduk interneti në shkolla, një arritje historike ajo.

Po ç’të lidh ty me arsimin?

Ti je turpi i shqiptarëve, je turpi i fëmijëve shqiptarë.

Je e zeza e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...