Padia në SPAK: Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, qokë për Bajrët!?

Saturday, 14 September 2024 11:47
 

Nga Basir Çollaku

Më 27 dhjetor të vitit 2023, zyrtarë të Inspektoratit Kombëtar të Territorit kanë denoncuar Ervin Hoxhën, sot ministër i Brendshëm, në atë kohë në postin e kryeinspektorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në Strukturën e Posaçme. 

Dy javë më vonë, Prokuroria e Posaçme i ka deleguar për kompetencë lëndorë prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës, ndonëse hetimet bëhen edhe në Shkodër.

Prej 8 muajsh e gjysmë, ajo çfarë ka ndodhur është se i padituri ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm, pas largimit të Ballës, dhe nuk kemi konkluzione hetimi e vendime gjykate.

Në shkresën përcjellëse të datës 4 janar 2024, nënshkruar nga drejtuesi Altin Dumani, ndër të tjera thuhet se “Në rastin konkret vlerësohet se për të sqaruar pretendimet e kallëzuesit, është e nevojshme që të kryhen verifikime të tjera, pasi ka të dhëna se mund të jenë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal”.

Janë zyrtarë lokalë vendorë dhe policie, pjesë të kësaj ngjarje të pazbardhur në detaje nga hetimi. 

Paditës është ish-zyrtari, drejtori juridik Z. GJ., i liruar nga detyra. Bashkë me të janë shkarkuar edhe dy nëpunës të tjerë, A. M. dhe K. L., pjesë e inspektimit dhe shembjes së një objekti, ku kishin interesa personat me rekorde kriminale. Në kohën kur ka ndodhur shembja e objektit të paligjshëm, drejtues inspektorati ka qenë Agim Ismaili, që nuk ka pranuar ofertat me dhe pa zhurmë.

Ngjarja

Denoncimi lidhet me pasojat pas shembjes së një ndërtimi të paligjshëm nga IKMT në Zogaj të Shkodrës, zonë e mbrojtur. Aksion ky, ku nuk kanë munguar tensionet, kanosjet e fyerjet ndaj grupit të inspektorëve

“Janë bërë prishje ndërtimesh të kundërligjshme në flagrancë zonën e Zogajt dhe Shirokës në Bashkinë e Shkodrës – ndërtime në fakt që komuniteti i gjerë i njihte si ndërtime që iu përkisnin grupeve të ndryshme kriminale. Ndërkohe që është fakt se pavarësisht tentativave për ndikim të paligjshëm në forma të ndryshme, por edhe përmes kanosjeve e kërcënimeve, është tentuar të bllokohet ushtrimi i përgjegjësive tona për këto ndërtime, kemi ndërhyrë pa u ndikuar dhe këto ndërtime janë prishur menjëherë me mbështetjen maksimale të drejtuesit të institucionit...”, thuhet mes të tjerash në padinë e dërguar në Prokurorinë e Posaçme.

Fillimisht ka qenë një pistë betoni në përmasa 8 me 8, pra 64 metër katror pa leje, ku një i moshuar 79-vjeçar, Z. L., kishte marrë përsipër autorësinë e ndërtimit. Pas një inpektimi të zyrës rajonale Shkodër është konstatuar dhjetëfishimi i sipërfaqes e volumeve të ndërtimit të paligjshëm 600 metër katror dhe 44 kolona betoni, ku në funksion të investimit është dëmtuar edhe fondi pyjor nga gërmimet përreth.

IKMT ka marrë vendim për prishjen e objektit dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme. Duke dyshuar në potencialin si investitor të Z. L., në emër të të cilit ishte kryer dhe lidhja e paligjshme e energjisë, inspektorati ka bashkëpunuar me zyrën vendorë të policisë për veprime verifikuese hetimore për të gjetur autorët realë, por përgjigja policore ka ardhur se i moshuari është ndërtuesi, ndonëse provat ishin kundër këtij fakti. As kadastra nuk ka reaguar me asnjë përgjigje për pronarin real të objektit.

Me 18 dhjetor 2023, inspektorati nxjerr urdhrin e miratuar nga titullari Ismaili, për prishjen dhe ia dërgon një kopje Drejtorisë Rajonale për të kërkuar mbështetje policore, kërkesë e  depozituar në DVP Shkodër në orën 14.17 min të datës 17.10.2023.

Pas këtyre veprimeve, po në këtë datë, kryeinspektorin e ka kontaktuar shtetasi Luis Ejlli duke u takuar me të në zyrë edhe me praninë e drejtorit juridik, paditësit Z. Gj. Sipas kallëzimit ai ka kërkuar për rrethana të përfshirjes në interesa ortakërie, mosprishjen ose shtyrjen deri në një moment të dytë, kur të depozitohej kërkesë për legalizim. Pretendim ky, i rrëzuar nga zyrtarët e inspektoratit.

Në një bisedë telefonike të Ejllit me një tjetër kërkues për të cilin ai interesohej, biseduesi tjetër ka pohuar, sipas kallëzimit, se: “nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm zgjidhje me armë..”

Në vijim, me datë 18 tetor 2023, është mundësuar prishja e objektit ku është mbajtur procesverbal edhe nga strukturat e Policisë së Shtetit. Inspektorati ka kryer veprime verifikuese në fabrikat e betonit, për të mundësuar gjetjet e të dhënave shkresore të autorit real të objektit. Dhe sërish zyrtarët janë kanosur.

Polica anemike nuk e ka zgjatur fort hetimin. Në përgjigje të shkresës Nr.5436/3, datë 13.10.2023, përmes të cilës u kërkua identifikimi i ndërtuesve të paligjshëm, Drejtoria e Policisë Shkodër përmes shkresës Nr.13496/1, datë 7.11.2023, ka kthyer përgjigje se nga bashkëpunimi kanë pyetur shtetasin Z. L që ka pranuar kryerjen e veprës dhe është proceduar në prokurori për lidhje të paligjshme energjie. Ata nuk kanë kryer veprime shtesë nëse burimet financiare  të pranuesit e mundësonin këtë. Është vendosur edhe një gjobë afërsisht 30.000.000 lekë, gjobë e cila për shkak të mosveprimit të strukturave të policisë as nuk mund të aplikohet akoma e aq me tepër të vilet.

Sipas kallëzimit të bërë në prokurori, nga verifikimet administrative, kanë marrë dijeni se objekti i prishur është ndërtuar nga anëtarë të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, të cilët kishin vendosur hakmarrje.

Sipas materialit paditës me datë 22.11.2023 në IKMT emërohet drejtues i ri, Ervin Hoxha, duke zëvendësuar Agim Ismailin. Ende pa u mbushur një muaj, drejtori denoncues pohon në kallëzimin e tij se me datë 18 dhjetor 2023, në orën 7 e 58 minuta, i është dërguar një sms në Ëhatsapp nga numri +447366169147 me përmbajtje:

“Të fala nga objekti në Zogaj shumë dhe Luiz Eejlli të çon të fala, do këndoj për ty, flm shumë, respekt”, fshehur pas emrit Davidi Birmingam.

Vetëm një ditë pas këtij mesazhi, me datë 19 burimet njerëzore i komunikojnë drejtorit juridik lirimin nga detyra pa asnjë lloj motive apo arsyetim përkatës.

Brenda pesë ditëve u larguan edhe dy zyrtarët e tjerë pjesë e operacionit të shembjes së objektit. Por kryeinspektori Ervin Hoxha nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për arsyet e këtyre largimeve, që përkojnë me personat e angazhuar në prishjen e objektit në Zogaj.

Duket se Hoxha, tashmë i zgjedhur ministër i Brendshëm, ka më tepër mundësi ta pengojë se sa ndihmojë hetimin. Por, Prokuroria e Posaçme, në shkresën e saj të 4 janarit 2024, ka dërguar për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dosjen. Duke lënë detyrë të hetohet sepse, ka të dhënë se mund të jetë kryer vepra penale e shpërdorimit të detyrës sipas parashikimeve të nenit 248 të Kodit Penal, nga i padituri Hoxha. Afërmendsh duhet hetuar...

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...