Sokol Hazizaj: SPAK ka marrë përsipër të zgjidhë politikisht, një problem që e zgjidh vetëm vota

Hënë, 16 September 2024 21:28
 

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, i ftuar në ‘Taks Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për akuzat ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Duke analizuar dosjen e SPAK, Hazizaj u shpreh se, ky institucion duket se ka marr përsipër që të zgjidhë politikisht, një problem që e zgjidh vetëm vota.

‘Nëse kjo strukturë ndonëse brenda përmban terma të karakterit thellësisht jo kushtetues, ka vendosur që politikisht të ndërmjetësojë heqjen e lirisë vetjake të çdo shtetasi shqiptar, të lidhur me pronën, të lidhur me lirinë e kontratës, të çdo shqiptari që kërkon të kandidojë në proceset e zgjedhjeve të atij qendror dhe vendor. 

Shihni sjellje ndaj kryetarëve të bashkive, me aq sa kam lexuar dhe jam njohur si avokat, jo të gjithë ata kanë kryer vepra penale. Por mënyra se si analizohen në mënyrë të panalizueshme letrat para një subjekti, i cili për shkak të vullnetit të kësaj prokurorie, merr cilësinë e të pandehurit, quhet vepër penale, atëherë çfarë ke bërë në mënyrë inirekte? Ke rrëzuar një fakt. 

Ti ke synuar të humbasësh rëndësinë e të qeverisut nga pushteti qendror.

Sot nuk diskutohet a është apo jo i pandehur Sali Berisha. Problemi është; a do jenë me të pandehur kryetarët apo kryeministrat e më pastajm.

Për shkak të kësaj llogjike, i bie që çdo kryeministër që ka qenë dhe që do të vijë do të jetë në cilësinë e të pandehurit, për shkak të veprimit të tij kushtetues, në administrimin e të ardhurave publike.

Kjo shoqëri që ka ngritur këtë objekt, ka përfituar ndonjëherë nga fondet publike? Ky subjekti ka përfituar ndonjëherë nga fondet publike? Konstatoj që në akuzë nuk është identifikuar asnjë përfitim i karakterit të investimeve publike.

Sa ka përfituar publiku nga numri i ndërtimeve, apartamente, qendra sociale që janë ngritur atje. Krijohet bëhet një raport financiar, sa ka humbur buxheti i shtetit.

SPAK ka marrë përsipër të zgjidhë politikisht, një problem që e zgjidh vetëm vota.

Ka marrë përsipër të rikonstrukturoj ligjin për pushtetin vendor, që e zgjidh vetëm legjislacioni për qeverisjen vendore.

Ka marrë përsipër të identifikojë për çdo kryeministër që duke rënditur në kohë numrin e firmave të tyre, ti inkludojë brenda pozicionit të pandehurit, pa arsyetuar se cilat kanë qenë shkaqet, e qëllimet e një formatimi ligjor.

Kjo në thelb rrëzon sistemin.

A ka mundësi SPAK të rrëzojë sistemin? Nëse SPAK ka marrë përsipër këtë, kjo është një situatë potencialisht tjetër, që nuk ka me demokracinë, kushtetutën, ligjbërjen dhe nuk ka lidhje dhe me qytetarin i cili kërkon lirinë për të jetuar, arsimuar dhe administruar pronën, kërkon liritë kushtetuese që nuk mund ti japë SPAK’, tha Sokol Hazizaj në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...