Disa muaj pa paga, punonjësit e aeroportit të Vlorës bllokojnë punimet

E mërkurë, 18 September 2024 10:38
 

Disa muaj pa paga, punonjësit e aeroportit të Vlorës bllokojnë punimet në kantier!

Nisin hallet edhe për aeroportin e Vlorës. Ende pa u përfunduar mirë gjysma e punimeve, punonjësit kanë dalë në protestë. Ata kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure në hyrje të kantierit të ndërtimit për mosdhënien e pagave.

Punëtorët janë shprehur se ata nuk kanë marrë pagat prej disa muajsh.

Protesta e tyre ka zgjatur dy orë. Punonjësit u shprehën se nëse nuk ka një zgjidhje për situatën, do të bllokojnë punën derisa t'u jepen pagat e munguara. 

Një pjesë e tyre janë larguar në shtëpi, një pjesë i janë rikthyer punës deri të premten. Nëse nuk kalohen pagat, të premten do të ketë pezullim të punimeve dhe protestë tjetër.

"Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave."- u shpreh një nga protestuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...