‘Dy probleme kardinale në dosje’/ Argita Malltezi: Falsifikimi i akteve...! SPAK me urdhër politik ka sharruar parimin e ndarjes së pushtetit

E mërkurë, 18 September 2024 22:50
 
 

E ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon dhe dy ekspertët Brisida Shehaj dhe Klodian Tomorri, Argita Malltezi, e bija e kreut të PD-së, Sali Berisha, ka zbërthyer edhe njëherë tjetër hetimin politik të SPAK me urdhër të Edi Ramës, ndaj lideri të opozitës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me dosjen Partizani.

Malltezi ka theksuar se kjo dosje ka dy probleme kardinale, ku e para është falsifikimi i akteve zyrtare i akuzës dhe i akteve të tjera që i bashkëngjiten asaj dhe e dyta është sharrimi që SPAK i ka bërë në këtë rast me urdhër politik, parimit të ndarjes së pushtetit që është shtylla e shtetit të së drejtës.

Sipas Malltezit, në një moment të aktakuzës thuhet se nuk lejohej privatizimi i truallit nën objekt, ndërkohë që lejohej, mjafton të shohësh ligjin dhe të lexosh datën e aktit datën e ligjit dhe del ajo.

Gjithashtu në dosje thuhet se Argita Malltezi ka marrë 8 mijë euro qera nga një apartament 120 m2 por edhe kjo është gënjeshtër është në faqen 402-403 të aktakuzës, pasi qeraja ka qënë 800 euro në muaj.

‘Nuk mund të jetë gabim shtypi kur ti e vendos me ‘bold’ atë fjalën ‘në muaj’. Nëse je kujdesur kaq shumë sa ta vendosësh me bold do të thotë që je kujdesur për ta parë me vëmendje. Të gjitha këto janë bërë qëllimisht të falsifikuara por falsifikimi më i madh ka ndodhur me ekspertizat’, u shpreh Malltezi.

Intervista në studio:

Meço: Kjo dosje nuk është e lidhur vetëm me fatin e njeriut politik Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezin por është guri i provës edhe për drejtësinë e re dhe do duhet t’i kthente përgjigje shqiptarëve për shqetësimin e tyre numër 1 a po goditet korrupsioni në këtë vend, dështimi i një dosje të tillë apo ngritja e një akuze false apo në fund të ditës një proces që është në shkelje të plotë ligjore hedh poshtë jo vetëm reformën në drejtësi por fatin e çdo shqiptari të shoqërisë të shtetit të së drejtës dhe interesin publik. Përgjegjësia ime në këtë studio dhe e të gjithëve ne është të jemi jo vetëm të sinqertë por edhe të saktë, duke dhënë dokumentacionit dhe fakteve të domosdoshme përballë një procesi që nuk lidhet vetëm me fatin politik të vetëm individit Sali Berisha.

Edhe sot e përsëriti zoti Berisha është cilësuar një piramidë mashtrimi e gjithë akuza e ngritur. A i keni të gjitha argumentat se kjo është një piramidë mashtrimi dhe pse?

Argita Malltezi: Të falënderoi për të gjitha problemet që ngrihen nga dosja. Dy janë problemet më kardinale, e para është falsifikimi i akteve zyrtare i akuzës dhe i akteve të tjera që i bashkëngjiten asaj dhe e dyta është sharrimi që SPAK i ka bërë në këtë rast me urdhër politik, parimit të ndarjes së pushtetit që është shtylla e shtetit të së drejtës. Si e ka bërë këtë SPAK?

Po mar të parën te flasifikimi. Është e vërtetë që në media ka shumë pasaktësi por jo gjithmonë këto pasaktësi janë të gazetarëve por këto pasaktësi rrjedhin nga dosja. Pra dosja ka falsifikime të shifrave falsifikime të dokumentave. Në media ka nga ata që janë të sponsorizuar me nga 4 VKM nominale siç është Bolino dhe shkruan për hall të vetë për të mbrojtur veten e tij se është paditur në SPAK por përtej kësaj dosja ka falsifikim shifrash, dokumentash dhe falsifikim të interpretimit ligjor.

Fillojmë nga kjo e fundit, në një moment thotë që nuk lejohej privatizimi i truallit nën objekt. Lejohej, mjafton të shohësh ligjin dhe të lexosh datën e aktit datën e ligjit dhe del ajo.

Argita Malltezi ka marrë 8 mijë euro qera nga një apartament 120 m2. Është gënjeshtër është në faqen 402-403 të aktakuzës. Ndërkohë që qeraja ka qënë 800 euro në muaj. Nuk mund të jetë gabim shtypi kur ti e vendos me ‘bold’ atë fjalën ‘në muaj’. Nëse je kujdesur kaq shumë sa ta vendosësh me bold do të thotë që je kujdesur për ta parë me vëmendje. Të gjitha këto janë bërë qëllimisht të falsifikuara por falsifikimi më i madh ka ndodhur me ekspertizat.

U bë një 1 gati që Sali Berisha qëndron në arrest shtëpie dhe Jamarbër Malltezi edhe më gjatë, në bazë të një ekspertize topografike tërësisht të falsifikuar. Kush e ka falsifikuar? Se ekspertët janë të licencuar dhe luajnë jo vetëm me emrin e tyre por edhe me licensën sepse e humbin, por ai ka garanci që nuk e humb licensën sepse i biri është patronazhist i punësuar në BKH dhe shefi i tij e bën porosi te babai i patronazhistit që ka vartës dhe ai merr tokën, Aleks Zyba, Andi Zyba është i biri që punon në BKH dhe është OPGJ.

Ky ka bërë ekspertizën topografike fillestare dhe merr tokën në Yzberisht dhe e vendos në mes të Tiranës.

Këtë ekspertizë e kanë përdorur dhe ia kanë servirur gjykatës.

Login to post comments