Liri Berisha: Gertin do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi

E Enjte, 19 September 2024 13:10
 
 

Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të opozitës, foli për mediat pasi kreu homazhe para trupit të ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani.

Berisha shoqërohej nga e bija, Argita Malltezi gjatë këtyre homazheve.

“Me dhimbje të madhe do bëj një ngushëllim sepse asgjë nuk ka vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku. 

Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë.

 

Dhe lutem bashkë me ta, të gjejnë forcën për të kapërcyer këtë dhimbje, këtë këputje të rëndë.

Edlirën, para së cilës dalin sot detyra shumë të rënda dhe të vështira për t’i kryer.

Ngushëllime të gjithëve, miqve, shokëve, me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër, por të bukur.

Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi,” tha Liri Berisha.

Login to post comments