Kryedemokrati Sali Berisha nga akuzoi kryeministrin Rama dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se kanë fshehur letrën për pajisjen ultramoderne të sterilizimit.
Sipas Berishës, pavarësisht shkeljeve ligjore nga Rama dhe vartësi i tij, Beqaj nuk u arrestuan nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por e arrestojnë ish ministrin për 120 mijë euro që ka vjedhur donacione të BE dhe jo për abuzimet me sterilizimin.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në një betejë të pandalshme, pa kthim, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
Miq, u ndala në këto shembuj jo rastësisht, por vetëm për të faktuar, për të vërtetuar dhe njëherë dhe 100 herë se krimi është sundimtari i gjithëfuqishëm i këtij vendi me gjithë Edi Ramën.
Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, kurrë në jetën tuaj nuk keni pasur një shans të tillë të madh që me guximin, me qëndresën, me atdhetarinë tuaj, me besnikërinë tuaj, të ngrihemi së bashku për dinjitetin tonë.
Të ngrihemi së bashku për përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së sigurt të opozitës.
Miqtë e mi, mos harroni kurrë se qytetarët shqiptarë janë në një agresion të egër propagande dhe censure, censure dhe propagande.
Sot, me diktat lajmet mbushen me mashtrimet e Edi Ramës.
Lajmet mbushen me suksese imagjinare.
Lajmet mbushen duke shpallur disfatat si arritje.
Për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se narkoshteti i Edi Ramës është republika e lumturisë.
Ndërkohë që narkoshteti i Edi Ramës është pushtim i egër për qytetarin shqiptar, për të rinjtë shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për të sëmurët shqiptarë.
Miq, sot hajduti Rrjepaj, shikoni se çfarë deklaron, në komisionin hetimor parlamentar për shëndetësinë, të kryesuar nga zonja Vokshi, është zbuluar se drejtoria e përgjithshme e spitaleve i kishte dërguar një letër Ilir dhe Edvin Hajdutit.
Çfarë i thoshte në letër për sterilizimin? I thoshte se aparatura e sjellë në vitin 2011, e blerë mbi 800 mijë euro, aparaturë ultramoderne, me një kat kushtuar vetëm asaj aparature dhe sterilizimit, përballon 60 mijë operacione në vit në të gjithë Shqipërinë.
Përballon pra dy herë më shumë se të gjitha operacionet që kryheshin në vend.
Por kërkonin që të specializoheshin, sepse në të vërtetë ajo ishte një aparaturë ultramoderne, ishte një aparaturë dixhitale.
Ilir Beqaj, ai hajdut kriminel, me Edi Ramën, e fshehin letrën në mënyrë që sterilizimin t’ia besonin njerëzve të tyre. Mjekut murator me dy punëtorë.
Dhe Edi Rama si lëngaraq, ju kujtohet apo jo kur kalonte nga studio në studio me gërshërën me një bisht, kur u thoshte se ja me çfarë operoheshit, në një kohë kur Shqipëria dispononte mijëra e mijëra komplekse kirurgjikale. Ua them këtu, ata të kirurgjisë së fëmijëve, të praruara me florinj, të cilësisë më të lartë. Dhe i përdorte një mjek duarartë.
E fshehu dokumentin Edi Rama. Dhe çfarë ndodhi? Për sterilizimin e një seti veglash për një operacion, kostoja u rrit 83 herë.
Dhe çdo vit mbi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operacion sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet e sterilizuara tmerrësisht të kushtueshme.
Vdiqën ose shisnin banesat, shtëpitë për t’u operuar në spitale private.
Kjo ishte barbari, kjo nuk është mjekësi.
E megjithatë, me gjithë këto, Altin Mercenari me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale, nuk arreston Ilir Beqën dhe Edi Ramën për këtë krim të shëmtuar, por e arrestojnë për 120 mijë euro që ka vjedhur donacione të BE.
Ndaj dhe ju bëj thirrje të ngrihemi në betejë të pandalshme, pa kthim, krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!